RRETH NESH
Macron & Sportbox operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2005.
Që prej fillimit kemi tregëtuar artikuj sportiv të markave më të njohura sportive ndërkombëtare.
Në vitin 2015 marrim exlusivitetin e brandit Italian të veshjeve sportive Macron për Shqipërinë dhe Kosovën duke hapur dyqanin e parë Macron Store Tirana në Ring Center , Tiranë
Në vitin 2016 Macron bëhet Sponsor Teknik i Kombetares Shqiptare të Futbollit duke nënshkruar një kontratë sponsorizimi me FSHF per 6 vjet. Moment ky që përkoi dhe me kualifikimin e Shqipërisë për herë të parë në Kampionatin Europian të Futbollit France Euro 2016.
Pas sponsorizimit të Kombëtares shumë ekipe dhe akademi futbolli në Shqiperi dhe Kosove u veshen me fanellat Macron falë produkteve shumë cilesore, korrektesisë dhe shërbimit të shpejtë.
Në 2021 Macron bëhet Sponsor Teknik i Kombëtares së Basketbollit.
Në 2022 Macron rinovon kontratën e sponsorizimit edhe per 6 vjet te tjera me FSHF si Sponsor Teknik. Bashkë me rinovimin e kontratës me FSHF, Macron nënshkruan edhe marrëveshjen për furnizimin me bazë materiale të projektit të FSHF “UNIFORMA IME “ për të gjitha akademitë e futbollit në Shqiperi.
Macron Store Tirana ka Exlusivitetin e tregëtimit të veshjeve të Kombëtares Shqiptare të Futbollit (MERCHADISIGN ALBANIA).
Për nje shërbim sa më të mirë dhe për të qenë më afer kërkesave të tifozave kuq e zi të Kombëtares dhe klubeve të ndryshëm te futbollit që vishen me Macron
Na gjeni me 2 dyqane fizike ne Tirane:
1- Macron Store Tirana ne Ring Center
2- Macron & Sportbox ne Arena Center ,Stadiumi Air Albania
Si dhe online në: macronstoretirana.com
Aktualisht vishen me Macron
Në Shqiperi:
Kombetarja Shqiptare e Futbollit, Albitrat FSHF, Fk Partizani, Dinamo City, Kf Teuta, Kf Erzeni, Vora Fk etj.
Në Kosovë:
Fc Drita, Kf Vellaznimi, Kf Ferizaj, Fc Liqeni, Fc Liburn etj.